Askush nuk mund t’i rezistojë faqeve të buta të një bebi, eh kaq të buta e perfekte. Por siç duket, të lejosh të tjerët të puthin bebin tuaj të dashur mund të dëmtojë shëndetin e tij.
Claire Henderson, një nënë nga Doncaster në Mbretërisë e Bashkuar postoi së fundmi një foto të bebit të saj të shtruar në spital për shkak të virusit herpes. Fatkeqësisht bebi ishte puthur afër buzëve dhe doktorët zbuluan gjurmë të virusit në mjekrën, faqen dhe buzën e bebit.
Siç e dimë, ethet shkaktohen nga virusi herpes dhe shumë njerëz mund të jenë mbartës të këtij virusi edhe pa e kuptuar. Ka dy lloje të virusit herpes :
· Herpes oral (HSV1)
· Herpes gjenital (HSV2)
· Herpes gjenital (HSV2)
Sipas Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve, me shumë se gjysma e popullsisë botërore janë mbartës së virusit të herpesit oral. Por bebet nën moshën 3 mujore nuk mund ta lufojnë atë prandaj mund të jetë vdekjeprurës për ta.
Herpesi te bebet
Akademia Amerikane e Pediatërve paralajmëron se herpes tek bebet mund të shkaktojë sëmundje serioze. Për të rriturit apo dhe për fëmijët pak më të mëdhenj se 3 muajsh virusi herpes thjesht vazhdon rrugën e vetë duke provokuar pak ethe dhe kaq. Por herpes tek bebet dhe sidomos te foshnjet e porsalindura, ka gjithmonë nevojë për kujdes mjekësor.
Virusi HSV1 mund të kalohet te bebi me anë të puthjes si në rastin e Henderso ose nga nëna te bebi gjatë lindjes. Henderson e postoi foton sepse nuk e kishte idenë që herpes mund të shpërndahej me anë të puthjeve, dhe me anë të kësaj fotoje ajo shpresonte ti paralajmëronte nënat për këtë rrëzik.