Seksi stimulon prodhimin e hormoneve të okscitozinës, hormon ky që ndihmon pozitivisht në humorin tonë.
Para më shumë se tetë vite, gruaja me emër Karla Muler dhe burri i saj u shfaqën në të gjitha mediat për shkak të seksi dhuratës për ditëlindje të përditshme.
Karla burrit të saj për ditëlindjen e dyzetë i dhuroi seks për çdo ditë gjatë tërë vitit.
Karla ka marrë këtë vendim sepse marrëdhënia e tyre nuk ishte më si më parë, dhe ka vendosur që me këtë ide të përpiqet të afrohet më shumë me burrin e saj.
Në fund të vitit, Karla shkroi librin ‘365 netë: Memoaret e intimitetit’, i cili për kohë të shkurtë u bë bestseller.
Ajo ka shpjeguar se pse 365 ditë seks në vit është mirë, por edhe pse nuk është, duke i dhënë fokus më të veçantë kësaj të fundit.
Pse nuk duhet të bëni seks çdo ditë në vit, disa nga arsyet
Seksi i rregullt sjell sasinë e njëjtë të përfitimeve si dhe seksi dy-tri herë në javë. Është vështirë të bëhet seks çdo ditë. Ai nuk mund të zëvendësojë afërsinë emocionale. Dëshira për partnerin ndonjëherë është shumë e mirë.
“Gjithçka mund të jetë e tepërt, madje edhe seksi”, këshillon Tracey./Femra.net/