Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar që prej 3 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë.
Tani që marrëdhënia e tyre është konsoliduar çifti ka në plan të bëhen prindër.
Këtë e ka zbuluar Elgiti në intervistën e tij të fundit për “Prive”, ku u pyet se kur ka ndërmend të bëhet baba.
“I kam filluar planet”, u përgjigj Elgiti i buzëqeshur. Klea dhe Elgiti u njohën gjatë realizimit të këngës “Amla”, kënga që u identifikua si e Elgitit për Klean.
Takimet në studio për shkak të këngës, bënë që Klea dhe Elgiti të njiheshin me njëri-tjetrin.
“Më pëlqen Giti, sepse është një djalë me shumë parime, me moral, siç jam rritur unë në familjen time. Ndaj edhe kur gjeta tek ai një pjesë të asaj që kam edhe në familjen time”, është shprehur Klea për Elgitin.