Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, ku ndër të tjerash është zgjedhur kryetari dhe anëtarët e tjerë të këtij institucioni.
Ndërsa në komunikatën për media, kryetar i kësaj Ode është zgjedhur Pleurat Sejdiu, ndërsa Rrezart Halili nënkryetar.
Po ashtu u zgjodhën edhe 141 anëtarë të këtij institucioni, për më shumë lexoni postimin e plotë: Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mbajti sot mbledhjen konstitutive të Kuvendit të saj (legjislatura e dytë) dhe zgjodhi Pleurat Sejdiun krytar të kësaj Ode, ndërsa Rrezart Halilin e Naser Gjonbalajn për nënkryetar të saj.
Kuvendi i dytë i Odës së Mjekëve të Kosovës, i cili u konstitua sot, do t’i ketë në përbarjen e tij 141 anëtarë, ndërsa punimet e tij u përshëndetën nga kryetarja e deritanishme e kësaj Ode, Zylfije Hundozi, zëvendësministri i Shëndetësisë Granit Abdullahu, përfaqësues të odave si motra nga vende të tjera, përfaqësues të Fedearatës së Sindikateve të Shëndetësisë së Kosovës dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare nga Italia, Sllovenia, Shqipëria dhe vende të tjera.
Një raport paraprak për procesin zgjedhor nëpër njësi zgjedhore e ka prezantuar kryetari i KQZ për zgjedhjet për Odën e Mjekëve, Shaban Osmanaj, ndërsa procesi i konsitutimit të Kuvendit të dytë është mbështetur nga Projekti përkrahës i Qeverisë së Luksemburgut për Kosovë KSV 017/Gazeta Shneta/