Placenta është ‘litar’ shpëtimi për fëmijën tuaj të palindur. Ajo siguron ushqimin, oksigjenin dhe lëngjet që ka nevojë fëmija juaj.
Gjaku juaj derdhet në placentë, ku shkëmbehen lëndët ushqyese dhe oksigjeni. Megjithatë, gjaku juaj dhe gjaku i foshnjës nuk janë të përziera, sepse ju të dy keni sistemet e qarkullimit të gjakut krejt të ndara.
6 fakte mahnitëse rreth placentës që çdo nënë duhet t’i dijë: Ndërsa ekzistojnë disa organe themelore, placenta është e vetmja që është e lirë; Ushtrimet gjatë tremujorit të parë mund të rrisin madhësinë e furnizimit tuaj të ushqyerjes në placentë, trasmeton Gazeta Shneta.
Placenta juaj peshon në mes 200-800 gramë; Në çdo një minutë, rreth 20 për qind e gjakut të nënës rrjedh përmes këtij organi; Placenta juaj siguron 100 për qind të nevojave të oksigjenit për foshnjën.
A e dini?
Tradita e konsumimit të placentës, shpesh e bërë si kapsulë placentare, është me shekuj e vjetër, praktikohet më së shpeshti në mjekësinë kineze. Kjo është një traditë e diskutueshme që po fiton adhurues edhe në Shtetet e Bashkuara për disa dekada me radhë./Gazeta Shneta/