Për shumicën e fëmijëve, koka e rrafshët ose plagiocefalia është e parandalueshme. Ekzistojnë edhe disa këshilla që duhet ndjekur.
Plagiocefalia pozicionale është një pjesë e rrafshuar në kokë që mund të zhvillohet nëse foshnja qëndron me kokë në një pozicion për periudha të gjata kohore.
Nuk ka prova që vërtetojnë se plagiocefalia ndikon në zhvillimin e trurit, transmeton Gazeta Shneta
Megjithatë, ekzistojnë mënyra për shërimin e këtij fenomeni.
- Gjithmonë vendosni fëmijën të fle në shpinë.
- Mos e vendosni fëmijën në pozicionin ulur për periudha të gjata.
- Që nga lindja, përkushtoni kohë foshnjës në mbikqyrje ndërsa ajo luan në bark
Pjesët e rrafshta që zhvillohen në kokën e bebës, sidomos në anën e prapme, ndodhin si rezultat i forcave të zgjatura mekanike mbi kafkën e foshnjës.
Artikulli bazohet në dëshmi shkencore nga kërkuesit Australian, pediatrit, patologët dhe ekspertët e shëndetit të fëmijëve me kontribut të ekspertëve të asaj fushe, jashtë vendit./Gazeta Shneta/