Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë është një faktor i njohur i rrezikut për shumë probleme shëndetësore tek fëmijët, duke përfshirë peshën e ulët të lindjes, defekte në zemër dhe paraqitje të astmës.
Pirja e duhanit në shtatzëni gjithashtu rrit rrezikun që edhe fëmijët në të ardhmen të bëhen përdorues të duhanit e më vonë edhe të alkoolit e kanabisit, transmeton GazetaShneta.
Ky efekt mund të shpjegohet pjesërisht nga të ashtuquajturat ndryshime epigjenike në lindje, në gjenet e rëndësishme për funksionin dhe zhvillimin e trurit, përcjellë nature.com.
Abuzimi me substancat dhe varësia janë ndër shkaqet më të mëdha të vdekjes në mbarë botën, duke dëmtuar individët, familjet e tyre dhe të gjitha komunitetet. Ndërsa shumica e adoleshentëve që fillojnë eksperimentimin me substanca gjatë adoleshencës nuk vazhdojnë të zhvillojnë një varësi, disa duket se janë më të rrezikuar se të tjerët. Për shkak se varësia është e vështirë për t’u trajtuar, është e rëndësishme të kuptojmë se si zhvillohet, në mënyrë që ta parandalohet.
Kohët e fundit, studimet kanë filluar të kthehen pas në kohë për të gjetur tamam shkakun pse njerëzit bëhen të varur ndaj duhait – dhe radari ndalon mu tek mitra.
Dëshmitë më të reja sugjerojnë se ajo që nënat përjetojnë gjatë shtatzënisë (dieta, pirja e duhanit, stresi) mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit në një mënyrë që formon shëndetin dhe sjelljen e ardhshme të fëmijës.
Në fund, këto gjetje sugjerojnë se masat që ndihmojnë në uljen e pirjes së duhanit në shtatzëni, jo vetëm që mund të nxisin zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve por edhe t’i mbajnë larg përdorimit të narkotikëve një herë e përgjithmonë./GazetaShneta/