Pasojat më të shpeshta janë:
1. Nikotina është e pranishme në qumështin e nënës. Shumë nëna konsumuese të duhanit, shpeshherë përdorin refrenin e njohur : “ta pi një cigare e pastaj ushqej djalin”, “po e pi një sa është vajza në gjumë, se pastaj zgjohet e nuk më lë” .Në të dyja rastet, nikotina është prezente në sasi maksimale në organizëm, por edhe në qumështin e gjirit posa foshnja të kërkojë gjirin. Ta keni parasysh se gjysma e sasisë së nikotinës, që keni marrë nëpërmjet një cigareje, largohet nga organizmi juaj për 1,5 orë. Pra, duhet të prisni të paktën 1,5 orë për t’i dhënë fëmijës suaj vaktin tjetër, pasi që të keni konsumuar duhan.
2. Cilësia e qumështit të nënës ndërron me prezencën e nikotinës .
3. Pirja e duhanit ndikon në statusin hormonal të nënës dhe përcjelljen e sinjaleve për prodhimin e qumështit, pra kemi të bëjmë me pakësim të theksuar të sasisë së qumështit të gjirit.
4. Pirja e duhanit ndikon në zvogëlim të prolaktinës, e cila ka ndikim në zvoglimin e prodhimit të qumështit nga nëna.
5. Pirja e duhanit nga nëna ndikon në shtimin e mundësisë për vdekje të befasishme të fëmijës, pra vdekje pa asnjë shkak të fëmijës.
6. Pirja e duhanit nga nëna ndikon direkt në rritjen e rrezikut për sëmundje të traktit respirator të fëmijës, në veqanti të bronhitit, reaksioneve alergjike etj
7. Pirja e duhanit nuk është arsye për të ndërprerë gjidhënjen por e kundërta, gjidhënja është arsye për ti dhënë fund pirjes së duhanit.
8. Pirja e duhanit mund të jetë arsye e fuqishme që fëmija juaj nuk shton në peshë, pra ngecë mbrapa në zhvillimin e tij.
9. Pirja e duhanit është arsye që fëmija ka dhimbje më të shprehura nga gërqet e barkut, së paku mundësia dyfishohet tek fëmijët, nënat e të cilëve konsumojnë duhan.
10. Të vjellura dhe probleme të tjera të traktit digjestiv, janë shumë më të shpeshta tek fëmijët, nënat e të cilëve konsumojnë duhan
Dr.Ismail Lutolli
Specialist Pediater
Subspecialist Dijetolog-Nutricionist /Gazeta Shneta/