Ndoshta keni dëgjuar se marrja e limonit dhe mjaltës në mëngjes bën mrekulli për shëndetin. Që të dyja edhe limoni edhe mjalta përmbajnë përbërës të fuqishme, të cilat kur kombinohen, formojnë një pije tejet të rëndësishme për shëndetin.
Kjo pije është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, dhe nuk iu merr shumë kohë për ta konsumuar dhe të nisni ditën për së mbari. Në fakt, shumë persona nuk po mund të ndahen nga shprehia e pirjes së kësaj pije, pas herës së parë që e kanë provuar. Provojeni edhe ju, dhe ndoshta do ta kuptoni mesazhin që ajo sjell në trupin tuaj.
Si ta përgatis pijen e limonit dhe mjaltës?
- Merreni një gotë ujë me temperaturë dhome
- Shtojani një lugë çaji mjaltë natyrale
- Shtrydheni lëngun e gjysmës së limonit, dhe përzijeni përpara se ta pini.
Arsyeja përse duhet ta pini në bark të thatë në mëngjes, është se këta përbërës mbi të gjitha fillimisht iu shtojnë energjinë gjatë gjithë ditës në trupin tuaj.
Ndihmon në tretjen më të mirë dhe më të shpejt në trup, që nënkupton se do t’iu ndihmoj edhe të tretni menjëherë ushqimet që konsumoni gjatë ditës.
Iu ndihmon të pastroni trupit nga lëngjet toksike të trupit, duke iu obliguar të shpeshtoni urinimin gjatë ditës. Në këtë mënyrë, edhe hipertensoni dhe edema do të ulin ndikimin e tyre.
Detoksifikon organizmin nga të gjitha kemikalet
Shkrin yndyrnat e tepërta
Pastron fytyrën nga aknet dhe shenjat
Forcon imunitetin
Shëron infeksionet e fytit
Liron kollin dhe mbylljen e gjoksit
Lehtëson kapsllëkun
Shëron infeksionet e traktit urinar dhe zbërthen gurët në veshkë. /Gazeta Shneta/