Dhimbjet menstruale janë ndër ato më të mundimshmet për gjininë femërore.
Megjithatë, ekziston një pije ‘smoothie’ që do t’iu ndihmojë në dhimbjet që vijnë si pasojë e cikleve menstruale.
Pija e tillë ka vlera anti-inflamatore, e cila këshillohet të konsumohet gjatë ciklit menstrual, për shkak të efektit qetësues.
Sipas eskpertëve, nëse 50% e dietës tuaj përmban ushqime të freskëta dhe bio, ato do të bëjnë një diferencë të madhe në organizmin tuaj, duke shmangur gjithmonë sheqerin, pijet me sheqer, kafeinën, yndyrnat dhe ushqimet e paketuara.
Përbërësit:
– 1 filxhan me qershi
– xhenxhefil
– gjysmë filxhani me boronicë
– 1 filxhan me ujë të filtruar
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender. Konsumojeni dy herë në ditë kur keni dhimbje të caktuara ose edhe ato të ciklit menstrual./Femra.net/