Neurokirurgjia e zgjuar është një nga ndërhyrjet kirurgjike në tru gjatë së cilës pacienti është i vetëdijshëm dhe mund të bashkëpunojë. Këtë metodë e aplikon edhe neurokirurgi i mirënjohur shqiptar, Dr. Mentor Petrela.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, mjeku shqiptar ka treguar se gjatë këtij viti ka pasur dy intervenime të tilla. Njëri pacientë ishte nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.
Petrela ka folur edhe për mjekët dhe gjendjen e shëndetësisë në Shqipëri, ku ka thënë se mjekësia luhet në orkestër dhe prandaj duhen ekipe mjekësh dhe teknologji e avancuar.
“Disa investime janë kryer por duhet parë edhe mundësitë. Shëndeti nuk ka çmim, por ka një kosto dhe në dimensionin e Shqipërisë kërkon që të ketë mjete financiare të pakufishme në krahasim me përqindjen që ndahet për shëndetësi”, ka deklaruar Petrela.
“Duhet me kuptu që njerëzit kanë mundësi të ndryshme dhe ata që kanë mundësi të kryejnë një operacion privat dhe këtë nuk mund t’ia mohosh. Diferencat e mëdha midis dy sistemeve megjithatë nuk duhet të shfrytëzohet për pabarazi shërbimi”.
Petrela ka shtuar në fund se fondet publike mund t’iu kalohen ekspertëve privat për t’u menaxhuar më mirë. /Gazeta Shneta/