Gruaja 37-vjeçare është dërguar me një aeroplan të modifikuar në Indi, ku i është nënshtruar disa intervenimeve kirurgjike, për t’ia larguar masën e tepërt, transmeton Telegrafi.
Hoqi afro 250 kilogram brenda dy muajve, shkruan Express.
Spitali ku po trajtohet, treguar së fundmi se ajo mund të ulet si duhet për herë të parë, meqë më herët e ka pasur të pamundur.
“Duket si versioni i dobët dhe i lumtur i vetës së saj. Tashmë ajo mund të ulet dhe të bartet me karrocë, gjë të cilën as që kemi mund ta ëndërrojmë para tre muajsh”, ka thënë një mjek lidhur me rastin.
Gjendja saj ishte përkeqësuar si pasojë e një sëmundje të rrallë, që i shkaktonte dhimbjen e nyjave, duke ia vështirësuar lëvizjen dhe për dy dekada, ajo kishte qëndruar shtrirë në shtëpi.