Pyetjet më të zakonshme që prindërit dëgjojnë që nga momenti i parë i lindjes së foshnjes, janë “Çfarë peshe ka bebja?”, dhe “Si po rritet bebja?”.
Pesha e një të posalinduri konsiderohet si shëndeti i përgjithshëm i tij/saj, prandaj këto pyetje kanë kuptim, dhe duhet t’i kushtoni vëmendje. Por, si mund ta dijë një prind nëse pesha e foshnjes është brenda suazave të shëndetit normal?
Pesha e lindjes dhe ndryshimet
Shumica e bebeve që lindin në javën e 38-40 peshojnë 2 deri në 4 kg. Pesha e lindjes mund të ndikohet nga shumë faktorë, si kalimi nga mitra në botën tonë, gjinia e bebes, shëndeti i nënës gjatë shtatëzanisë, ushqyerja gjatë shtatëzanisë, lindjet e shumta, apo shëndeti i bebes pas lindjes.
Bebet mund të lindin pas kohës së përcaktuar, dhe sërish të jenë shëndosh e mirë. Është e pritshme që të posalindurit të humbin peshë në 7 ditët e para të jetës.
5% i peshës nëse humbet, konsiderohet normale për bebet që ushqehen me qumështin artificial, ndërsa për bebet që ushqehen nga gjiri i nënës, nëse humbasin 7 deri në 10% të peshës, janë brenda normales së përcaktuar, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e bebeve duhet të rifitojnë peshën e humbur brenda ditës së 10-14 të jetës. Nëse bebja humb sasi të konsiderueshme të peshës, është e sëmurë, apo e lindur parakohe, do t’i duhen përafërsisht 3 javë për të rifituar peshën e lindjes.
Peshimi i foshnjeve të posalindura
Të posalindurit peshohen gjatë qëndrimit në spital dhe shpesh herë pas 48-72 orëve. Pastaj, pas një jave të lindjes, dhe dy javë pas lindjes. Nëse bebja ka ndonjë shqetësim shëndetësor, peshimi bëhet më shpesh. /Gazeta Shneta/