Ndonëse nuk ekziston një kufi që përcakton peshën e fëmijës kur lind pranohet gjerësisht se mbi 2500 gram një fëmijë mund të quhet se ka peshë normale.
Që në ditët e parë pasi fëmija ka ardhur në jetë, fillon të shtojë në peshë dhe kjo është shenjë treguese e një fëmijë shëndetplotë.
Menjëherë pas lindjes foshnja pëson një rënie të lehtë në peshë, por kjo rënie zgjat për 3-5 ditë.
Gjatë ditëve të para ai humbet 150 deri në 300 gram dhe ky fenomen është më se normal, transmeton iKub
Nëse foshnja humbet më shumë gram brenda ditëve të para mund të jesh shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje të mundshme ose thjesht fëmija nuk po pi qumësht mjaftueshëm.
Ja sa duhet të shtojë një bebe nga muaji i pare deri ne të 12-in.
Muaji 1-rë 600 gram, muaji 2-të 900 gram, muaji 3-të e 4-të 750 gram, muaji 5-të e 6-të 600 gram, muaji 7-të – 9-të 450 gram dhe muaji 10-të – 12-të 300 gram.