Shpeshherë pesha e trupit gjatë shtatzënisë nuk është e njëjtë sidomos kur keni edhe gjini të ndryshme të bebeve.
Sipas një hulumtimi të botuar në ‘PLOS ONE’, gratë kanë shtim të peshës më të ulët gjatë shtatzënisë, dhe kanë më shumë gjasa të kenë vajza.
Është i njohur fakti që foshnjat të gjinisë mashkullore, janë më të ndjeshëm ndaj kushteve të dëmshme në uterus sesa ato femërore.
Djemtë kanë më shumë gjasa të lindin para kohe, ‘fetuset kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj fitimit të pamjaftueshëm të peshës gjatë shtatzënisë’, thotë Kristen Navaro nga Universiteti i Gjeorgjisë, transmeton Gazeta Shneta.
Embrionet e meshkujve dhe femrave rriten ndryshe, për shkak se të parët kërkojnë më shumë energji sesa femrat.
Nënat që vuajnë nga anemia apo sëmundje të tjera me kalori të ulët, kanë më pak gjasa të kenë meshkuj.
Zakonisht gratë që hanë më shumë gjatë shtatzënisë kanë më shumë djem, por këtu ndikojnë edhe shumë faktorë siç është ai etnik./Gazeta Shneta/