Pesë frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj

2019-01-11 në ora 08:01

Tani ndoshta do të filloni të mendoni se kemi dëgjuar shprehje të ndryshme nga prindërit tanë dhe ja ku jemi. Madje disa prej nesh ende kujtojnë jo vetëm fjalët por edhe shpullat që kanë marrë prej tyre si një formë edukuese e cila praktikohej në masë vite më parë.

Dhe sërish ja ku jemi, jetojmë, hamë, pimë, flemë, dashurojmë, qeshim dhe qajmë megjithatë do të thoja se ka një diferencë të madhe mes jetesës së bazuar në realizimin e ëndërrave dhe mbijetesës së bazuar tek mungesa e besimit.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Për të pasur një jetë plot ëndërra të realizuara duhet të kesh besim në vetvete, duhet të njohësh dhe vlerësosh aftësitë që ke. Marrëdhënia që është krijuar me prindërit dhe zakonet që janë fituar me kalimin e kohës, fjalët që prindërit kanë thënë në drejtim të fëmijës apo mënyra sijanë sjellë kanë një ndikim të madh në të gjithë proçesin.

Atëherë përse të mos evitojmë frazat “helmuese” kur bisedojmë me fëmijën?

Nuk e sillet motra/vëllai jot shikon si? Nuk e shikon sa i rregullt është, sa kurajo ka. përse nuk ha edhe ti si ati? Përse nuk mëson po aq shumë? Fëmija do të fillojë të mendojë se motra apo vëllai është më i mirë dhe se nëna me babain e vlerësojnë më shumë. Ai fillon të ndihet i poshtëruar dhe mënjanohet. Evitoni krahasimet dhe filloni ta mbështesni kur ka vështirësi. E mbështesni dhe nxirrni në pah talentet e tij. Ti nuk meriton asgjë! Fëmija fillon të mendojë se vërtet nuk meriton asgjë, se nuk vlen, ndihet keq. Në vend të kësaj mund t’i thoni sa i mirë është, se është princi juaj etj.

Je vërtet një fëmijë i keq! Fëmija fillon të mendojë se askush nuk ka interes për të dhe kështu nëse sillet vërtet keq do të kishte vëmendjen e të gjithëve. Në vend të kësaj mund t’i thoni fëmijës se e kuptoni përse është mërzitur dhe se ka të drejtë të nxjerrë emocionet negative. E favorizoni nxjerrjen e këtyre emocioneve negative me anën e veprimtarive të ndryshme.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Ku kujton se po shkon dhe çfarë kujton se po bën? Ohh çfarë poshtërimi për fëmijën! Ai ndihet i bllokuar dhe mendon se ju nuk besoni në aftësitë që ka dhe fillon të mendojë se ndoshta vërtet nuk e meriton besimin. Në vend të kësaj mund ta këshilloni të provojë sërish, të përpiqet sa më shumë derisa të arrijë objektivin që ka.

Ai është tepër i ndrojtur dhe nuk socializohet shumë. Kam frikë se do të përfundojë duke u izoluar. Fëmija në këtë rast fillon të mendojë se keni të drejtë dhe se nuk është normal, se ka probleme. Në vend të kësaj mund ta ndihmoni të socializohet duke i dhënë besim dhe duke e stimuluar. Pra duhet të kujdeseni vazhdimisht në lidhje me atë që i thoni fëmijës pasi ndikon direkt në formimin e personalitetit të cilin e ka për gjithë jetën! /botegruas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *