Dhimbjet vaginale mund të shkaktohen nga infeksionet, cista ose situata të tjera.
Dhimbjet nga cikli menstrual mbase mund të jenë të zakonshme, por dhimbjet që vinë nga “aty poshtë” dhe nuk lidhen me ciklin menstrual, mund të jenë shqetësuese, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarwsisht se a iu dhemb pak apo shumë vagina, nuk duhet ta injoroni. Dhimbja mund të vijë nga organi i brendshëm ose nga labia dhe lëkura që e përbëjnë vulvën tuaj (organet tuaja gjenitale të jashtme).
“Shumë gra mendojnë se është e njëjta gjë”, thotë Ob-Gyn Jessica Strasburg nga klinika Cleveland. “Për shumë njerëz, vagina përfshin vaginën dhe vulvën”, thotë ajo. “Por shkakqet e këtyre llojeve të dhimbjes janë të ndryshme.”
Disa nga arsyet që mund të keni dhimbje vaginale, janë këto:
Infeksionet – Si infeksionet e majave, ashtu edhe ato të organeve gjenitale janë gjendje vulvare që mund të shkaktojnë llojin e dhimbjes në vaginë për të cilën po flasim. Infeksionet e majave shkaktojnë ënjtje, kruajtje dhe dhimbje, sidomos gjatë seksit ose urinimit. Një infeksion i herpesit shkakton plagë të të dhimbshme, kurse kontakti me urinën e përkeqëson gjendjen.
Sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, përfshirë sëmundjet si gonorrea, klamidia dhe trikomoniasis, gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje vaginale, kruajtje dhe djegie. Në këto raste, mund t’i trajtoni infeksionet me ilace pa recetë, por rekomandohet ta vizitoni mjekun.
Vulvodynia – Kjo gjendje mund t’ju mundojë shumë. Mjeku mund t’iu diagnostikojë me vulvodynia nëse keni dhimbje vulvare që zgjat sw paku tre muaj. Shkaktari kryesor është i panjohur, por kjo gjendje shkakton marrëdhënie të dhimbshme dhe ndjesi të papjekurisë, ngërçit, djegies, belbëzimit dhe kruajtjes.
Sipas Dr. Strasburg, vulvodynia mund të shkaktojë probleme, sepse ju shmangni marrëdhëniet seksuale dhe keni ndjesi të pakëndshme kur vishni disa lloje të veshjeve. “Ndiheni sikur diçka është gjithnjë e gabuar. Mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale”, thotë Dr. Strasburg.
Për ta lehtësuar këtë situatë, rekomandohet të vishni rroba të lirshme dhe të brendshme pambuku pa qepje. Ndryshoni rrobat pas ushtrimeve; përdorni lidokainën për të lehtësuar dhimbjen gjatë marrëdhënies seksuale.
Cista Bartholin – Këto cista zhvillohen kur gjëndrat Bartholin, që janë përgjegjëse për vajosjen vaginale bllokohen. Gungat mund të mbushen me qelb dhe iu shkaktojnë infeksion dhe dhimbje, të cilën mund ta ndjeni gjatë kohës sa rrini ulur, kur ecni apo kur bëni seks.
Provoni të uleni në një banjë të ngrohtë për të lehtësuar dhimbjen. Nëse dhimbja vazhdon, konsultojeni mjekun. Ndër të tjerash, edhe antibiotikët mund të jenë të domosdoshëm, sipas Dr. Strasburg.
Endometriosis/Endometrioza – Endometrioza shfaqet kur rreshti i mitrës rritet në zona të tjera të legenit.
Kjo situatë jo vetëm që shkakton dhimbje më të mëdha gjatë seksit, por gjithashtu mund të shkaktojë infertilitet. Simptoma të tjera përfshijnë: lëvizjet e dhimbshme të zorrëve, urinim të dhimbshëm, lodhje, të përziera, kapsllëk e diarre. Shumë studime tregojnë se ekziston një rrezik i vogël por i rritur, nga kanceri i vezoreve tek gratë me endometriozë. Andaj, jini të vetëdijshme për simptomat më të zakonshme të kancerit të vezores, të cilat përfshijnë: dhimbje të vazhdueshme në stomak, urinim më të shpeshtë, vështirësi për të ngrënë e të tjera. Nëse keni këto simptoma, njoftojeni mjekun.
Nëse këto dhimbje vazhdojnë, mjeku mund t’iu japë terapi hormonale ose t’iu rekomandojë opsionet kirurgjikale.
Probleme me dyshemenë e legenit – Dhimbja në këtë zonë mund të shkaktojë marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe të çojë në mosfunksionim urinar dhe në zorrë. Ka plot gjëra mund të shkaktojnë dhimbje në legen, kështu që konsultojeni mjekun tuaj për ta gjetur “fajtorin”. Një shkaktar më i shpeshtë është mosfunksionimi i dyshemesë së legenit ose spazma e levatorit, ku muskujt e dyshemesë së legenit spazmojnë si refleks ndaj llojeve të tjera të dhimbjes.
Sindroma e kongjestionit të legenit dhe acarimi i nervit pudendal (një nga nervat kryesorë në legen), po ashtu mund të shkaktojë dhimbje të legenit.
“Kushtojini vëmendje simptomave tuaja dhe trajtojini sa më shpejt që të jetë e mundur,” thotë Dr. Strasburg. “Gjëja më e rëndësishme është vizita te mjeku. Dhe, nëse nuk po shihni përmirësim, mund t’ju duhet të shihni një specialist.”/GazetaShneta/