Të mësoni ngasjen e veturës është një rit kalues, por nuk është një gjë e thjeshtë që medoemos vie natyrshëm tek secili. Ngasësit amater dështojnë në testimin e parë për arsye të ndryshme. Por, nëse jeni njëri nga këta persona, mos e merrni për ters. Shkenctarët zbuluan një gjë të këndshme për ju!
Studimet më të reja nga kompania Privilege DriveXpert, kanë zbuluar një ndërlidhje interesante në mes aftësisë së ngasjes, aftësive akademike dhe suksesit profesional.
Gjatë këtij studimi, janë analizuar të dhënat e 1570 ngasësve dhe ëshë gjetur se niveli i edukimit dhe suksesit dirigjon lehtësinë e qasjes në rrugë, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.
Bazuar në të dhënat e grumbulluara, më pak se gjysma e kandidatëve kalojnë me sukses testimin e parë, ku 47% i kandidatëve me nivel master universitar arrijnë përafërsisht 1.9 tentime për kalueshmëri.
Personat që synojnë të hapin bizneset e tyre private, kanë tendencë të provojnë dy apo më shumë herë testimin përpara se të marrin lejen e veturës zyrtarisht.
Por, kjo gjë nuk nënkupton se personat që vijojnë studimet akademike apo nisin bizneset private, janë më të zgjuar se pjesa tjetër e qytetarëve.
Sipas dr.Lee Hadlington, kandidatëve që kanë rezultuar të jenë më të suksesshëm në kalueshmërinë e testimit të ngasjes nuk kanë qenë të niveleve të larta të studimit, ata thjeshtë ishin persona që kanë aftësi më të mira për klasifikimin e problemeve që iu paraqiten përpara. /Gazeta Shneta/