Aktivistja e të drejtave të personave me sindromën Down, Fjolla Rraci, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar neglizhimin e personave me nevoja të veçanta në shoqërinë kosovare nga deputetët e po këtij vendi.
Ajo në statusin e saj ka theksuar se personat me nevojë të veçantë janë përmendur në secilin fjalim politik, e sot pikërisht të njëjtit, nuk e kanë votuar amandamentin për këtë pjesë të shoqërisë, shkruan Gazeta Shneta.
Në Kosovë jetojnë 250.000 persona me nevoja të veçanta, që në përqindje nënkupton se kjo shtresë përfshihet nga 10% e popullsisë.
Ajo gjithashtu i ka etiketuar ata si “të pa vlerë karshi cdo norme njerezore!”
Ndiqeni postimin e plotë të saj: