Truri i një fëmije rritet me shpejtësi në pesë vitet e para të jetës, duke pasur përkushtim të rëndësishëm të zhvillimit gjatë dy viteve të para.
Truri i njeriut është gati 60% yndyrë dhe për këtë arsye, sasia dhe cilësia e yndyrës që konsumojmë mund të ndikojë në zhvillimin e trurit shkruan Bellybelly, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë kërkime po mbështesin nevojën për acide yndyrore esenciale, të ngjashme si ato që gjenden në peshk, për zhvillimin optimal të trurit tek fëmijët.
Hulumtimet e reja e mbështesin fuqishëm marrjen e kësaj yndyre, duke e ditur se luan rol të madh në zhvillimin e vizionit, të trurit dhe maturimin, madje edhe funksionimin e sistemit imunitar.
Gjithashtu, studimet sugjerojnë që edhe gjatë shtatzënisë të merret një sasi e konsiderueshme e vajit të peshkut./Gazeta Shneta/