Uji nuk rekomandohet fare tek bebet e vogla pasi mund të reduktojë nivelin e elektroliteve në trupin e fëmijës duke qënë se ai do të urinojë më shpesh dhe nga ana tjetër deri në vitin e parë të jetës organizmi i fëmijës nuk është në gjendje të bëjë një balancim të mirë të natriumit dhe kripërave.
Përse nuk duhet të përdorni ujin me sheqer tek bebet?
Ai nuk është aspak i rekomandueshëm për fëmijën, pasi përmban shumë kalori (quhen kalori boshe) dhe, gjithashtu, ul oreksin e foshnjës. Duke qenë kështu, foshnja do të pijë më pak qumësht dhe për pasojë nuk do të ketë një rritje të shëndetshme
Deri në muajin e 6-të fëmija duhet të marrë vetëm qumësht dhe asgjë tjetër, sidomos qumështin e gjirit që është perfekt për nevojat e tij.
Uji me sheqer do të dëmtojë ciklin e ushqyerjes së fëmijës dhe ju nuk duhet t’i jepni asnjëherë fëmijës ujë me sheqer. I vetmi sheqer që fëmija mund të marrë është ai natyral, pra nga frutat apo perimet./pernenat.al/