Përse nuk duhet ta prekni foshnjën kur është në gjumë, ja çfarë i shkaktoni

2018-05-19 në ora 13:40

Kontakti fizik mes prindit dhe fëmijës është padyshim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve, ngase ul nivelin e stresit dhe rrit imunitetin. Por nëse qëndroni shumë pranë fëmijëve tuaj kur i vini në gjumë, ky mund të jetë një zakon i dëmshëm. Ekspertët paralajëmrojnë se diçka e tillë krijon probleme me fjetjen kur fëmijët të rriten.

Studimet kanë treguar se 50 për qind e nënave shtrihen bashkë me fëmijët për t’i vënë në gjumë deri në moshën 12-vjeçare, ndërsa 25% e fëmijëve e kanë të pamundur të flenë nëse nuk kanë pranë prindin ose një objekt të dashur për ta që mund të jetë një arush, një lodër, një batanije e butë etj.

“Shumica e fëmijëve do të mësojnë të flenë vetëm pa prindërit kur të jenë në shkollë të mesme”, – tha Andrew J. Bernstein, një mjek dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë. “Nëse fëmija është mësuar të flejë me prindin pranë gjithmonë, kur të ndahet do ta ketë shumë të vështirë dhe kjo do të shtyjë orarin e fjetjes”.

Mjeku Noah Siegel thotë se kjo praktikë në fëmijëri i vë fëmijët në rrezik për pagjumësi, kur ata të rriten. Rrjedhimisht nëse fëmijët flenë më pak, do të jenë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore.

Por, praktika e të vënit fëmijët në gjumë duke u shtrirë bashkë me ta nuk është e mirë as për prindërit, të cilët humbasin shumë kohë në këtë mënyrë dhe e kanë të pamundur të pushojnë vetë pas lodhjes gjatë ditës./pernenat.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *