Rrahjet e zemrës së nënës janë tingujt e parë që një fëmijë dëgjon në këtë botë.
Gjithashtu, edhe gjatë shtatzënisë, foshnja ndjen të rrahurat e zemrës së nënës, përmes lëngut rreth embrionit, që i mundëson përcjelljen e ritmit të zemrës.
Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperatures sepse në barkun e nënës ajo është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje.
Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e saj.
Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës, me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë tingull, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemrës, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë./Kidstime/
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”