Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar mes fëmijëve të moshës 3 deri 6 vjeçare zbuloi se 74% e tyre thonë se preferojnë ta ushqejnë lodrën e tyre.
Një gjë të tillë po e bënë modelja amerikane Chrissy Teigen me vajzën e saj 7-javëshe, e cila njëherësh është edhe bashkëshortja e këngëtarit me famë botërore John Legend.
Vajza e tyre më e madhe Luna, është 2 vjeçe dhe është në fazën ku eksploron gjithçka që e rrethon, ndërsa Miles, e vogla mjaftohet me ushqyerjen me gji.
Për nënën, Chrissy Teigen momentet e gjidhënies, janë momente kur ajo është tërësisht e angazhuar, jo vetëm me vajzën 7 javëshe, por tashmë e bija 2-vjeçare i kërkon të improvizojë duke ushqyer edhe kukullën e saj.
Sipas ekspertëve që merren me çështjet zhvillimore të fëmijëve, kjo nuk është çudi e madhe.
Duke pasur “foshnjën” e saj, ndërsa mami ushqen motrën, Luna përshtatet më lehtë me idenë që nuk do të jetë më një fëmijë i vetëm./pernenat.al/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.