Përse mjekët po këshillojnë t’i vendosni në krevat fëmijët që në muajt e parë të lindjes

2018-11-07 në ora 21:18

Të flesh me fëmijët në një krevat është një gjë mjaft e zakonshme për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozizëm dhe ankth tek fëmija.

Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders , mori në shqyrtim 3,583 fëmijë për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.

Hulumtuesit i ndanë fëmijët në katër grupe. Fëmijët që nuk e ndajnë shtratin me nënën e tyre (44.4% e pjesëmarrësve), ata që e kanë ndarë shpesh herë kur kanë qenë bebe (36.2%), fëmijët që flenë në të njëjtin shtrat deri 6 vjeç ( 12%), dhe fëmijët qe flinin ende me prindërit (vetëm 7.4% e të studiuarve).

Kërkuesit vlerësuan sjelljet e fëmijëve në intervale të ndryshme kohe dhe fëmijët të cilët e kishin fjetjen me prindërit pjesë të rutinës shfaqën më tepër probleme me përqendrimin sesa fëmijët e tjerë. Ata shfaqën çrregullime (si ankthi apo depresioni) çrregullim sjelljesh dhe ADHD fëmijë më shumë se sa super aktivë.

Sigurisht studimi dhe përfundimet nuk është i vlefshëm për foshnjet./Living/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *