Në fillim Stacey mendonte se ky imazh i trevjeçares së saj ishte i bukur, por kur zbuloi arsyen pse fëmija i saj i pafajshëm po mundohej të mbante balanc në tualet, nëna me zemër të thyer vendosi të përdorte imazhin për të bërë kampanjë për ndryshim.
Kur Stacey Wehrman Feeley, nënë nga SHBA, zbuloi se foshnja e saj e ëmbël u mundonte të balancohej në tualet, instikti i saj e shtyu të buzëqesh dhe ta fotografonte atë, me qëllim që ta ndante atë moment të lumtur me burrin e saj.
Por ky gëzim shumë shpejt u kthye në dëshpërim kur u zbulua arsyeja për aktin balancues. Vajza e ëmbël e Stacey, Chandler, po praktikonte se si të fshihej në tualet, nëse do të futej një njeri me revole në para-shkolloren e saj shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Stacey tregoi dhimbjen, tronditjen dhe zemërimin e saj në mediat sociale, duke iu lutur njerëzve që ta mbanin këtë imazh në trurin e tyre dhe duke kërkuar që vendi i saj të ofroj më shumë siguri.
Stacey, me aq elokuencë, shkruan: “Kam realizuar këtë foto sepse fillimisht mendova se ishte qesharake. Do ia dërgoja atë te burri im për t’i treguar se çfarë gjesti qesharak bëri tre-vjeçarja ynë e vogël. Megjithatë, në momentin kur ajo më tregoi se çfarë po bënte unë u trondita. Ajo ishte praktikuar për një stërvitje mbylljeje në parashkolloren e saj. Në atë moment, e gjithë pafajësia që posedonte ajo mendova se ishte zhdukur.
“Politikan- hidhini një sy. Ky është fëmija juaj, janë fëmijët tuaj, nipërit tuaj dhe brezat e ardhshëm që do të vijnë. Ata do të jetojnë jetën e tyre dhe do të rriten në këtë botë bazuar në vendimet tuaja. Ata janë vetëm 3-vjeçarë dhe mësojnë se si të fshihen nga një njeri me armë. Unë nuk e di se çfarë mund të jetë më e vështirë për jetën e tyre?”, përfundon ajo në postimin e saj./Gazeta Shneta/