Përse duhet të shmangni përfundimisht përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët

2018-08-12 në ora 19:15

Kur fëmija juaj sëmuret, prindërit dëshirojnë që ai të ndihet më mirë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe e bëjnë të pamundurën për ta shëruar.

Por, antibiotikët, medikamenti që përshkruhet shpesh nga mjekët, nuk janë gjithmonë rruga e duhur drejt shërimit. Madje, nganjëherë ata mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi.

.Fëmija juaj ka temperaturë, gjëndra të zmadhuara dhe sytë si xham nga temperatura. Me një panik, ju nxitoni t’a çoni atë tek pediatri, të etur për antibiotikun magjik që do të vrasë mikrobet e këqija dhe do rivendosë shëndetin e fëmijës.

Por mjeku nuk ju jep recetë për antibiotik dhe ju shkoni në shtëpi “duarbosh”. Sa e vështirë është kjo mungesë barnash?Por mjeku mund t’a ketë marrë këtë vendim vetëm në favor të fëmijës tuaj.

Kur nuk janë të nevojshëm antibiotikët?

Antibiotikët vrasin vetëm bakteret dhe jo viruset. Pra, kur fëmija juaj diagnostikohet me një infeksion viral – një antibiotik nuk do t’i bëjë asgjë, por do të vrasë vetëm bakteret e shëndetshme në organizmin e fëmijës, dhe do t’a bëjë atë më rezistent ndaj infeksioneve bakteriale të mëvonshëm.

Kur janë të nevojshëm antibiotikët?

Nëse fëmija diagnostikohet me një infeksion bakterial, atëherë antibiotikët mund të jenë zgjidhja më e mirë. Sëmundje të caktuara, si streptokoku i fytit, impetigo, infeksionet e vazhdueshme të veshit, infeksionet bakteriale të lëkurës, pneumonia bakteriale, dhe infeksionet e fshikëzës urinare, kërkojnë një kurë me antibiotikë./EkonomiaOnline/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *