Muaji maj rezulton të jetë një ndër ata muajt që ua rrisin rrezikun që gratë shtatzëna të cilat konceptojnë në këtë muaj, të lindin para periudhës normale.
Të paktën kështu po thotë një studim i Universitetit të Princeton-it, duke zotuar se konceptimi në muajin maj rrit rrezikun në 10 për qind të lindjes së parakohshme, transmeton Gazeta Shneta.
Autorët e studimit, Janet Currie dhe Hannes Schwandt, thonë se kjo ndodh për shkak se nënat arrijnë tremujorin e tretë të tyre në sezonin e gripave, duke e ditur se gripi është një faktor që mund të shkaktojë lindjen e parakohshme
Lindja e parakohshme mund të kontribuojë në një rrezik më të lartë të astmës, vështirësive në të mësuar dhe problemeve të tjera zhvillimore më vonë në jetë.
Të dy studiuesit gjetën gjithashtu se foshnjat e konceptuara në muajt e verës ishin pothuajse një e treta e një ons 8 gramë më të rënda sesa ato që konceptonin në muajin maj.
Currie dhe Schwandt, studiues në Qendrën për Shëndetin dhe Mirëqenien në Universitetin Princeton, të cilët raportuan gjetjet e tyre në Procesin e Akademisë Kombëtare të Shkencave, krahasuan më shumë se 1.4 milion vëllezër e motra të lindura nga 647.050 nëna në Nju Jork, New Jersey dhe Pensilvani.
Dallimi sezonal në rezultatet e lindjes është gjetur në studimet e mëparshme, megjithatë këto analiza treguan faktorë si gjendja socio-ekonomike e nënës ka qasje në kujdesin prenatal./Gazeta Shneta/