Për sëmundjen e fruthit nuk ka trajtim të veçantë, por mund t’i përdorni këto këshilla për ta mbajtur nën kontroll.
– Fillimisht duhet ta zhvishni foshnjën dhe ta lini vetëm në pelenë.
– Duhet ta ftohni dhomën në mënyrë që të jetë e ajrosur.
– Merrni peshqirë të lagur dhe mbuloni këmbët dhe krahët e fëmijës, ndërroni çdo dy minuta.
– Bëni banjë me ujë të vakët, jo të ftohtë.
– Shtoni sasinë e lëngjeve, jepini të pijë më shumë.
– Përdorni ilaçe kundër etheve. Ato nuk do t’ia largojnë tërësisht, por do ta ndihmojnë trupin te merret me infeksionin më shpejt dhe parandalon nevojën për ilaçe tjera.
– Shmangni dhënien e aspirinës për foshnjat dhe fëmijët. Barnat me bazë paracetamolin janë më të sigurta.
– Përdorni ndonjë krem për të zbutur kruarjen në trup.
– Mbani fëmijën të ushqyer, por mos e detyroni me forcë të ushqehet. /Gazeta Shneta/