Këngëtarja kosovare Nora Istrefi ka përkujtuar babanë e saj i cili ka ndërruar jetë para 14 vjetësh.
Nora i ka dedikuar fjalë prekëse dhe emocionuese babait të saj të cilin e quan “Engjëll mbrojtës”.
“Sot jane berë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës,Mamit dhe i imi”.
“Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hapë. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë”, ka shkruar Nora në Instagram. /Gazeta Shneta/