Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, vendoset në mjekimin intensiv

2020-04-06 në ora 21:39

Boris Johnson është vendosur në kujdes intensiv pasi gjendja e tij me koronavirus është përkeqësuar njoftoi Downing Street sonte.

Kryeministri, i cili u pranua në Spitalin St Thomas në Londër mbrëmë u dërgua në kujdes intensiv në orën 7 gjatë kësaj mbrëmje, transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ta përfaqësoj gjatë këtyre ditëve, për aq kohë sa gjendja e tij nuk është stabile.

Sipas zëdhënësit atje, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.

Gjithashtu, kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe falënderon të gjithë stafin për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. /GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *