Në momentin kur bëjmë diçka që më parë kishim frikë ta bënim, hera e dytë gjithmonë është më e lehtë.
Sikur për çdo gjë në jetë, e njejta gjë vlen edhe për shtatzëninë, transmeton GazetaShneta.
Lindja e parë për shumicën dërmuese të nënave është një eksperiencë e bukur por që më shumë lë shije paksa të hidhur.
Nënat mund të lexojnë këshilla në internet, të konsultohen me mjekun e tyre, të marrim mësime nga nënat më të vjetra, por asgjë nuk krahasohet me përvojën personale, përcjellë “Mom.me”.
Gjatë lindjes së parë nënat pësojnë trauma psikike dhe emocionale sepse u duhet të përballojnë një dhimbje të madhe fizike e cila lë pasoja edhe tek jeta pas lindjes. Për këtë shkak është tejet e rëndësishme mbështetja nga partneri dhe familja.
Por këto suaza ndërrojnë thujase përgjysmë në lindjen e dytë. Tashmë nëna është më me përvojë dhe e ka të krijuar një ide se çfarë e pret në sallën e lindjes.
Edhe pse gjërat nuk janë të prera me thikë dhe përvojat e lindjes ndërrojnë nga një nënë tek tjetra, statistikat e përgjithshmë thonë se lindja e dytë dhe lindjet tjera më pas janë më të lehta.
Kjo ndodh për shkak se qafa e mitrës është mësuar me bartjen dhe rritjen e vezëve të cilat muaj pas muaji shndërrohen në embrion e deri sa të krijohet një jetë e re.
Kontraktimet tani janë më të përballueshme dhe më të lehta, pasi që trupi vetëm se është mësuar me kushte të tilla.
Një karakterisitkë tjetër që ndërron ne herën e dytë është edhe kohëzgjatja e lindjes. Përderisa në të parën herë, lindja ka mundur të zgjatë disa orë, në të dytën koha përgjysmohet.
Kurse nënat që fëmijën e parë e linden me prerje cezariane, ka shanse që edhe të dytin ta lindin po njëlloj. Mirëpo kjo nuk është domosdoshmërisht e vlefshme pasi që cdo nënë ka të drejtë të kërkojë të lindë ashtu sic ato e parandjejnë./GazetaShneta/