Një pyetësor i thjeshtë 2-minutësh mund të zbulojë autizmin tek të vegjlit, sugjeron një hulumtim i ri.
Pyetësori i Zhvillimit Psikologjik (PDQ-1) përbëhet nga 10 pyetje që ndihmojnë në vlerësimin se si fëmijët ndërveprojnë me të tjerët, duke përfshirë edhe atë nëe fëmija tregon interes, përgjigjet në emrin e tyre dhe flet me fraza, transmeton Gazeta Shneta.
Autizmi prek një në 45 fëmijë, por zbulimi i hershëm i çrregullimit është sfidues pasi nuk ekziston një qasje e vetme e sjelljes ose e vëzhgimit që do të jetë e besueshme për të gjithë fëmijët.
Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Rutgers besojnë se pyetësori, i cili kishte një gjasë prej 88 për qind të identifikimit të drejtë të fëmijëve me autizëm, mund të ndihmojë mjekët të zbulojnë çrregullimin në të vegjël më parë, në një kohë kur ndërhyrja mund të jetë vendimtare.
1. Fëmija shfaq interes ndaj të tjerëve: 1. Jo 2. Nganjëherë 3. Po
2. Reagon keq ndaj veprimeve të këqija: 1.Jo 2. Nganjëherë 3. Po
3. Buzëqesh apo bënë kontakt me sy me të tjerët: 1. Jo 2. Nganjëherë 3. Po
4. U kthehet të tjerve sapo ta thërrasin në emër: 1. Jo 2. Nganjëherë 3. Po
5. Ka interes të luaj me fëmijët e tjerë: 1. Jo 2. Nganjëherë 3. Po
Në rast se fëmija juaj ka rezultuar negativ në shumicën e pyetjeve, apo ka përkuar me opsionin e dytë, bisedoni me mjekun apo pediatrin./Gazeta Shneta/