Përgjigjiet se pse fëmija juaj nuk mund të flej

2018-12-06 në ora 17:01

Fëmijët, konkretisht foshnjat kanë nevojë për gjumë, por shpesh herë nuk mund të flejnë. Nëse kanë problem me këtë, egzistojnë arsye pse ndodh kjo në një fëmije i cili është i shëndoshë.

Si prind është normale që do t’iu kap  një lloj frike se cfarë po ndodh me fëmijën tuaj. Nëse do i kuptoni nevojat bazike të fëmijës tuaj do i bëni që ata të ndjhen të qetë, nëse jo, atëherë ata to të qajnë. Andaj, këtu gjeni disa arsyeje të mundshme se pse fëmija juaj nuk mund të fle.

Fëmija juaj është tejet i lodhur

Kur një fëmijë nuk është duke marrur gjumë të mjaftueshëm, gjate ditës dhe natës, ata mund të bëhen teje të lodhur dhe të rraskapitur.

Foshnjat kanë nevojë për shumë gjumë brenda 24 orëve, por shpesh herë ndodh që ata të mos e marrin atë gjumë të nevojshëm. Nëse shihni mirë se fëmija juaj është i lodhur është mirë që ju menjëherë ta qoni në shtrat, kështu ai nuk do të qaj, sidomos gjatë natës.

Fëmija juaj mund të jetë i uritur

Nëse foshnjat janë të uritura do të qajne, dhe nuk do të flenë. Një foshnjë e uritur duhet të ushqehet, foshnjat vazhdimisht duhet të ushqehen, kohë pas kohe. Nëse ju keni kujdes dhe ushqeni fëmijën tuaj me orar, kjo do ta largojë atë nga të qarat dhe do të fle i qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *