Është edhe zyrtarisht stina e akulloreve!
E nëse konsumohet në masë të duhur e pa u tepruar, përveçse shijes fantastike dhe freskisë ju do të siguroni edhe disa përfitime të tjera shëndetësore nga akullorja.
- Burim i mirë vitaminash
A e dinit se akullorja është e pasur me vitaminat A, B6, B12, C, D dhe E. Akullorja gjithashtu përmban dhe vitaminë K e cila parandalon mpiksen e gjakut që mund të shkaktojë bllokim të enëve të gjakut.
- Ju furnizon me energji
Jo vetëm që është një burim fantastik vitaminash, akullorja është dhe një burim i mirë energjie. Akullorja është e pasur me karbohidrate, yndyra dhe proteina të cilat janë të gjitha lëndët që i nevojiten trupit për të krijuar energji. Por mos harroni konsumoheni në sasi të moderuar!
- Burim i mirë mineralesh
Mineralet si kalçiumi dhe kaliumi gjenden në sasi të mëdha te akullorja. Kalçiumi është thelbësor për të pasur kocka të forta dhe të shëndetshme gjithashtu ai redukton mundësinë e zhvillimit të gurëve në veshka.
- Stimulon trurin
Konsumimi i akullores stimulon prodhimin e Thrombotoninës i cili është një hormon që na jep kënaqësi kur çlirohet, dhe gjithashtu ky hormon redukton nivelin e stresit dhe të ankthit duke e lehtësuar “barrën” e trurit dhe duke e bërë atë të punojë në mënyrë më efikase./pernenat