Ultrazëri është procedura diagnostike më e përdorur në obstetrikë. Është i përshtatshëm, pa dhimbje, jep rezultate të menjëhershme dhe konsiderohet gjerësisht i sigurt.
Siç ndodhë me pothuajse çdo procedurë mjekësore, përformanca e ultrazërit mbart disa rreziqe: keqdiagnostifikim nga njëra anë dhe efekte të mundshme të padëshiruara nga ana tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
Besimi i përgjithshëm ekziston se ultrazëri nuk paraqet ndonjë rrezik për gratë shtatzëna dhe as për fetusin e saj. Sidoqoftë, ultrazëri është një formë e energjisë dhe si e tillë tregon efekte në indet biologjike nëpër të cilat përshkon.
Mekanizmat fizikë përgjegjës për këto efekte janë termike ose jotermike. Thjeshtë roli i shkencës nuk ka treguar ende nëse këto bioefektet mund të jenë të dëmshme./GazetaShneta/