Të lindurit mendohet të jetë një përvojë e bukur. Por, perspektiva e lindjes mund t’i shqetësojë disa nëna për shkak të dhimbjes dhe shqetësimit të parashikuar.
Ndërsa, shumë gra zgjedhin të marrin formën epidurale (ilaçe për lehtësimin e dhimbjes) për të patur një lindje më të rehatshme, disa prej tyre ende zgjedhin lindjen natyrale shkruan Healthline.
Ekziston një frikë në rritje për efektet anësore të lindjeve mjekësore përmes formës epidurale transmeton Gazeta Shneta.
Diskutoni opsionet me mjekun ose maminë tuaj për të përcaktuar se cila metodë është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj.
Ndërkohë, këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh:
Kur përdoret injeksioni epidural?
Një injeksion epidural zvogëlon dhimbjen në një zonë të veçantë – në këtë rast, pjesën e poshtme të trupit.
Ky injektim, zgjat rreth 10 minuta dhe procesi është përcjellur nga një tub përmes shtyllës kurrizore.
Përfitimet
Përfitimi më i madh i një injeksion epidural është potenciali për një lindje pa dhimbje.
Ndërsa ende mund të ndjeni kontraktime, dhimbja është ulur ndjeshëm. Gjatë një lindje vaginale, ju jeni ende të vetëdijshme për lindjen dhe mund të lëvizni.
Një epidurale, kërkohet gjithashtu në një lindje cezariane për të lehtësuar dhimbjen nga heqja kirurgjikale e një foshnje nga barku.
Anestezia e përgjithshme përdoret edhe në disa raste, kur nëna nuk është zgjuar gjatë procedurës.
Rreziqet
Disa faktorë rreziku të një epidurali përfshijnë: Dhimbje shpine, dhimbje koke, gjakderdhje e vazhdueshme, ethe, vështirësi në frymëmarrje si dhe rënia e presionit të gjakut, e cila mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës së foshnjës. /Gazeta Shneta /