Sipas ekspertëve, duke përdorur telefonin tuaj celular ose pajisje të tjera elektronike gjatë ushqimit të foshnjës me gji mund të shkaktoni dëme afatgjata në fëmijën tuaj.
Përdorimi i telefonit si një mjet për të kaluar kohën është bërë një gjë e zakonshme. Sidoqoftë, praktika e tillë përgjatë gji dhënies mund të sjell dëme afatgjata tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Kateyune Kaeni, një psikolog nga Qendra Mjekësore e Luginës Pomona në Kaliforni, konstaton se mungesa e kontaktit sy-më-sy me fëmijën tuaj teksa e ushqeni me gji ndikon negativisht në lidhjen vitale që një fëmijë ka me nënën.
Dr. Kaeni beson se “Kur foshnjat lindin, vizion i tyre i parë është gjiri dhe fytyra e nënës. Kjo ndodh po sa të arrijnë të shohin. ”
Gjithashtu, psikologu thekson se është shumë e rëndësishme që një nënë të marrë pjesë në fazën e lidhjes me fëmijën e saj ndërsa e ushqen me gji, pasi kjo mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre afatgjatë.
“Nëse foshnja përpiqet të kontaktojë me ju me anë të zhurmave që krijon ose buzëqeshjes ata nuk arrijë ta bëjnë këtë, andaj nuk mund te mësohen që të mbështeten tek ju. Kjo ndikon që ato të ndjehen në ankth gjatë kontaktit me ju ose të ndihen të pasigurt me ju dhe do vazhdojnë të ndihen të tilla deri sa ju t’iu kushtoni vëmendje.”/Gazeta Shneta/