Kimikati i njohur si triclocarban (TCC) kalon nëpër placentë dhe nëpërmjet ushqimit me gji transmetohet te fëmija, tregon një studim i ri.
Hulumtuesit në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore, nga Kalifornia, kanë thënë që ekspozimi i përditshëm mund të çojë deri në dëmtime “të pariparueshme” të organeve vitale.
Gjithashtu kanë konstatuar që fëmijët mund të kalojnë në obezitet më vonë në jetë, nëse nënat e tyre kanë përdorur sapun antibakterial gjatë shtatzënisë.
TCC-ja pengon metabolizmin e lipideve, përkatësisht ngadalëson zbërthimin natyral të yndyrës në trup.
Ekspozimi në jetën e hershme ka potencial të shkaktojë përfundime të pakthyeshme për shkak të natyrës së brishtë të sistemit të organeve dhe mekanizmave mbrojtës në zhvillimin e trashëgimisë./Telegrafi/