Përdorimi i paracetamolit në shtatzëni mund të rrezikojë foshnjën

2019-03-13 në ora 08:20

Gratë të cilat marrin acetaminophen (paracetamol) gjatë shtatzënisë kanë më shumë mundësi të sjellin në jetë një fëmijë hiperaktiv, sipas një studimi të ri.

Ekspozimi para lindjes te medikamenti është i lidhur me një rrezik më të lartë për të patur fëmijë që shfaqin simptoma emocionale, thonë studiuesit.

Acetaminophen, i njohur ndryshe si paracetamol, ndalon dhimbjen e temperaturën dhe është një përbërës aktiv te Tylenol e qindra medikamente të tjera, shkruhet në ëebsite-inFood and Drug Administration.

Më shumë se gjysma e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara dhe Europë përdorin acetaminophen që gjendet në barna për alergji, të ftohtit, gripin dhe pagjumësinë, sipas autorëve në studimin e publikuar në JAMA Pediatrics.

“Është e sigurt të përdorësh paracetamol gjatë shtatëzanisë”, shprehet Evie Stergiakouli, udhëheqëse e studimit. Ajo shpjegon se si çdo medikament tjetër që përdor një grua shtatzënë, acetaminophen duhet të përdoren vetëm kur është e nevojshme, dhe me rekomandimin e mjekut. /Oranews.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *