Steroidët e përdorur për të ndihmuar punën e mushkërive tek foshnjet e parakohshme mund të rrisin rrezikun e tyre për probleme me sytë, sugjeron një studim i ri.
Mjekët shpesh japin kortikosteroide për foshnjat, kur pesha e tyre e lindjes është shumë e ulët për të përmirësuar funksionin e mushkërive, por prej kohësh dyshohet se ilaçet mund të kenë efekte anësore të dëmshme shkruan WebMD.
“Klinicistët duhet të përdorin gjykimin e tyre më të mirë për të balancuar efektet pozitive nga steroidet në zhvillimin e mushkërive me efekte të mundshme negative në zhvillimin e syve tek foshnjat e parakohshme”, tha hetuesi kryesor Dr Tammy Movsas.
Për studimin e ri, studiuesit analizuan të dhëna nga afro 1.500 foshnje që peshonin më pak se 500 gram gjatë lindjes përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse studimi nuk mund të vërtetonte shkak-pasojë, rreziku i një gjendjeje të syrit të quajtur retinopatia e parakohshme ishte 60 përqind më e lartë për foshnjat e trajtuara me steroide, zbuluan studiuesit.
Dr. Movsas e quajti rrezikun e rritur të retinopatisë modeste, por domethënëse.
Studimi u botua së fundmi në Gazetën e Shoqatës Amerikane për Okulistikë Pediatrike. /Gazeta Shneta /