Në një publikim të Baby Center që e transmeton Gazeta Shneta bëhet e ditur se fillimisht kjo varet nga mosha e fëmijut tuaj që t’a keni të qartë sa rehat mund të jeni nëse e lini të flejë vetëm.
Për dy javët e para, është më e lehtë të mbani fëmijën tuaj në të njëjtën dhomë derisa të mësoheni me modelet e gjumit, zhurmat e frymëmarrjes dhe sinjalet e urisë. Pas kësaj, merrni parasysh mbajtjen e krevatit të bebit në dhomën tuaj të gjumit deri në një vit.
Hulumtimet tregojnë se foshnjat kanë një rrezik më të ulët të sindromës së vdekjes në gjumë kur ata flenë në shpinë, në një dyshek të fortë, në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre.
Megjithëse disa prindër janë më të rehatshëm duke e çuar foshnjën në dhomën e tij pas disa muajsh, sepse ata dhe fëmija i tyre flenë më mirë në dhoma gjumi të veçanta.
Nëse kjo marrëveshje funksionon për ju, përdorni një monitor kështu që edhe ju do të jeni në gjendje ta shihni dhe dëgjoni fëmijën tuaj. / Gazeta Shneta