Kolikat – ngërçet në bark! Kjo është një fjalë që i bën prindërit t’ju ndalet fryma vetëm kur i kujtojnë, ose disa të tjerë të shfaqin reagime lehtësimi që kjo nuk u ka ndodhur. Si mund ta dini nëse lotët e foshnjës tuaj janë normale?
Kolikat/ngërçet definohen si qarje të foshnjës pa ndërprerë për së paku tre orë në ditë, tre ditë në javë dhe së paku për tre javë. Disa mund të mendojnë se kjo nuk është shumë keq, por në realitet foshnjat me kolika qajnë më shumë se tre orë në ditë, pa ndërprerë, dhe 6-7 ditë në javë.
Kolikat mund të tregojnë anën e keqe të tyre madje që nga java e tretë (edhe pse disa foshnja zhvillojnë kolika më vonë) dhe mund të zgjasin deri në muajin e katërt.
Nëse foshnja juaj ka kolika, nuk do të ketë ngushëllim për të. Nëse ai/ajo nuk dremit, është i thatë (pelenë jo e lagur), ka pirë, dhe ka gogësirë, por sërish qan, gjithë çfarë ju mund të bëni është të përpiqeni t’i ofroni rehati.
Shkundeni ca, mbajeni, por mos u dekurajoni nëse asgjë që bëni nuk i ndalon të qarat. Mbani mend t’i bëni pauza vetes, ashtu të që mos ‘thyheni’ dhe të filloni të qani vetë.
Është shumë e pranueshme ta shtrini foshnjën në djepin/krevatin e tij/saj, ose vend tjetër të sigurt, dhe ta lëni të qajë për një kohë, ashtu që ju mund të bëni një dush, të bisedoni me një të afërm ose të hani darkë.