Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Prof. Dr. Hamdi Ramadani ka mbushur moshën e pensionimit.
Ramadani pritet ta përmbyll detyrën e tij në pozitën e drejtorit të klinikës gjatë kësaj jave, ndërsa do të mbetet në rolin e profesorit në Fakultetin e Mjekësisë deri në përfundim të vitit akademik, shkruan Gazeta Shneta.
Pozitën e Ramadanit në Klinikën Infektive do ta marr Dr. Lindita Ajazaj-Berisha. Ajo është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës.
Ajazaj-Berisha është specialiste e sëmundjeve infektive ndërkaq mban titullin shkencor Doktor i shkencave të mjekësisë. /Gazeta Shneta/