Reuters Health raporton se çdo 25 minuta, në Shtetet e Bashkuara lind një foshnje e varur nga droga.
Për të mbrojtur viktimat më të reja nga epidemia e drogës opioid, shteti i Tennesee ka miratuar ligjin që i dërgon nënat që abuzojnë me substance narkotike në burg. Në të njëjtën kohë, shtetet tjera i venë në fuqi ligjet ekzistuese për abuzim me fëmijët ndaj prindërve që janë përdorues të lëndëve narkotike, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Por këto sanksione nuk kanë rezultuar të suksesshme, duke i larguar gratë shtatzëna nga përkujdesja e nevojshme prenatale dhe trajtimet për abuzim të substancave narkotike, thonë pediatërit.
Në një artikull të publikuar në “Pedriatrics”, Akademia Amerikane e Pediatërve nxit politikëbërësit që të përkrahin një qasje të karakterit të shëndetësisë publike para asaj juridike ndaj përdorimit të drogës opioid në shtatzëni.
“Nuk besoj që këto ligje janë në të mirën e nënave apo foshnjave”, tha Dr. Stephen Patrick, i cili është autori udhëheqës I këtij raporti. “Abuzimi apo përdorimi I drogës opioid është një problem shëndetësor dhe jo një dështim moral”.
Patrick është profesor në Universitetin e mjekësisë Vanderbilt në Nashville, Tennessee. Ai aty trajton foshnjat që tërhiqen nga ndikimi i opioidëve. Në vend të burgut, ai kërkoi akses të lehtë në masat mbrojtëse – kontraceptivët afatgjatë dhe një program të dizajnuar për kujdesin dhe trajtimin e grave shtatzëna.
Rreth 100 nëna të reja që abuzonin me substance janë burgosur në Tennesse mes vitit 2014 dhe 2016. Të gjitha këto të akuzuara nga ligji kundër sulmit të fetusit I cili më nuk ekziston, tha Partick, transmeton Gazeta Shneta.
Ligji ka ngjallur aq shumë frikë në gratë e varura shtatzëna, sa që disa refuzuan që të shkojnë të lindin në spital dhe lindën në shtëpi, në vetura apo edhe në trotuare, tha ai.
Njëkohësisht, numri i grave shtatzëna që përdorin opioid dhe numri i foshnjave të lindura me simptoma të tërheqjes nga opioid, vazhdon të rritet.
Patrick vlerëson se rreth 440,000 foshnje të ekspozuara nga përdorimi i substancave të ndryshme, lindin çdo vit në Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk do të arrestojmë 440 mijë gra”.
Dr. Mary Beth Sutter, profesoreshë në Universitetin e New Mexico në Albuquerque, punon me njerëz të varur nga substancat narkotike, ku prokurorët e shtetit i akuzojnë gratë shtatzëna me ligje të abuzimit me fëmijë, tha ajo gjatë intervistës në telefon.
“Duke i burgosur dhe duke ia marrë foshnjat nënave për të parandaluar abuzimin me droga, nuk po funksionon”, tha ajo. “Nuk bën asgjë për të ndihmuar këto gra dhe foshnja, përkundrazi po i largoni më shumë nga përkujdesja”.
Të sapolindurit që rrinë me nënat e tyre kanë nevojë për numër më të vogël të ditëve të shtruar në spital, ku edhe përgjysmohet kosto, shkruan Sutter në revistën “Obstetrics and Gynecology Clinics of North America”.
Mjekët mund t’i ndihmojnë më shumë foshnjave kur informohen nga nënat për përdorimin e substancave të paligjshme. Të njëjtat gra të varura, aq shumë kanë frikë nga stigmatizimi nga shoqëria, burgosja apo marrja e foshnjës nga autoritetet përkatëse, saqë shpesh dështojnë të tregojnë që janë përdoruese, shkruan Sutter.
Të mbash një fëmijë në bark i motivon të varurit ta lënë drogën. “Nëse ekziston një kohë ideale për t’i ndihmuar abuzuesit e substancave narkotike, atëherë ajo kohë është shtatzënia”, tha Sutter.
Kërkesa për programet për trajtimin e të varurave nga substancat narkotike nuk është e disponueshme aq sa duhet. Vetëm 19 shtete kanë këtë lloj të programit për trajtim.
Në Meksiko ka vetëm një program trajtimi ku janë 6 krevate për shtatzënat dhe nënat e reja, tha Sutter, transmeton Gazeta Shneta.
Terapia e asistuar me medikamente si metadoni ose ‘buprenorfina’ është bërë e zakonshme për gratë e lartpërmendura, shkruan Patrick. Po gratë të cilat frikësohen se do të mund të humbin kujdestarinë e foshnjave të tyre, shpeshherë nuk paraqiten dhe nuk trajtohen, bazuar në një raport në revistën e “Substance Abuse Treatment”.
Psikologu Dennis Hand, profesor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin Thomas Jefferson në Philadelphia, ka ekzaminuar shtatzënat përdoruese të opioidit dhe ka shfaqur shqetësim për shtetet jugore.
Këto shtete kanë më pak vende që bëjnë trajtimin e abuzimit të substancave, me ç’rast gratë përdorin benzodiazepins, një klasë e barnave qetësuesve, duke e përzier më opioid. Ky kombinim e komplikon trajtimin e nënave dhe foshnjave.
Gratë nga jugu kanë më pak sigurime shëndetësor dhe programet për trajtim për gratë shtatzëna janë të pakta në këtë regjion, tha Hand. Tennesse nuk e mbulon metadonin dhe Mississippi ka vetëm një klinikë që e ofron atë, e kjo është e paktë në krahasim me 138 klinikat ne California, tha ai.
Numri i foshnjave që përjetojnë tërheqjen nga opioidi pas lindjes është rritur 5-fish në dekadën e fundit, shkruan Patrick.
Shumë nëna të të sapolindurve që Patrick dhe Sutter i kanë trajtuar, nuk kanë pasur që përdorimi I qetësuesve I përshkruar nga mjekët mund të shkonte deri në varësi. Sutter tha se shumë pacientëve I përshkruhet opioidi pas aksidenteve me vetura, operacioneve dentare dhe pas operacioneve cezariane për lindje. /Gazeta Shneta/