E keni kuptuar tanimë që të pastroni veshët me shkopinj pambuku nuk është aspak e rekomandueshme.
E në rast se nuk mund të shkoni tek mjeku për ta pastruar dyllin nga veshët, mund të provoni disa metoda edhe në shtëpinë tuaj:
Peroksid hidrogjeni
Disa pika të peroksidit të hidrogjenit mund t’ju ndihmojnë për të hequr dyllin.
Është e rëndësishme ta mbani kokën anash në mënyrë që të shkojë direkt tek kanali në mënyrë që ta ç’bllokojë.
Pas disa minutash, animimi i kokës në anën tjetër do të bëjë që dylli i veshit të kullojë dhe kanali të jetë i hapur.
Një metodë tjetër është të merrni një shiringë dhe mbusheni me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të jetë shiringë gome. Shiringa me ujë të ngrohtë duhet të kapi kanalin e veshit. Shmangni ujin shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë pasi mund të shkaktojë marramendje. Pas një minute ktheje kokën në anën tjetër në mënyrë që lëngu i dyllit të dali jashtë.
Mund të jetë e nevojshme të përsëritet ky proçes disa herë.
Gjithashtu mund të blini disa pika për veshin nëse keni bllokim. Këto zakonisht janë me bazë vajrash në mënyrë që të zbutin dyllin.
Simptomat
Simptoma më e zakonshme e bllokimit të veshëve është një problem i përkohshëm i dëgjimit ose humbja e dëgjimit. Kjo mund të jetë shqetësuese, por dëgjimi normal duhet të kthehet pas heqjes së dyllit.
Simptoma të tjera që mund të keni:
Dhimbje në vesh; Tinguj të çuditshëm që ju vijnë nga veshi; Marramendje; I ndjeni veshët e mbushur me dyll./pernenat