Meqenëse zona e duarve është pjesa më e frekuentuar nga mikrobet dhe se sistemi imunitar i foshnjës përgjatë 2 muajve të parë është mjaft i dobët, rekomandohet që nëna t’i lajë duart sa herë që ka për ta prekur foshnjën e saj.
Ekziston një teori që fëmijët e rritur në shtëpi shumë të pastra mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga astma dhe alergjitë më vonë në jetë. Shtëpitë më të pastra mendohet të kufizojnë ekspozimin e fëmijës ndaj mikrobeve, që do të thotë se sistemi imunitar nuk mësohet se si të shmangë mikrobet dhe infeksionet siç duhet.
Megjithatë, kjo është ende një teori, kështu që sigurisht që është mirë të jeni të kujdesshëm dhe të mbani mjedisin e fëmijës suaj të pastër dhe të sigurt.
Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe duhet të tregoni kujdes më të veçantë për higjienën, sepse është më i prekshëm nga infeksionet. Gjithashtu mbajeni fëmijën larg personave që kanë kollë, grip ose ftohje./pernenat.al/