Zakonisht, shumica e bebeve kanë organe të caktuara që janë të buta, prandaj pastrimi i tyre duhet të bëhet me më kujdes.
Ndërsa, ‘’Pyet Dr. Sears’’, një faqe në internet, këshillon që një sasi të vogël të dyllit t’ja lëni në vesh foshnjës suaj.
Para se të provoni t’i pastroni veshët e foshnjës suaj konsultohuni me pediatrin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Hapi i parë, lageni një shtresë të butë me ujë të ngrohtë dhe përdorni atë për të pastruar dyllin që mblidhet në pjesën e jashtme të veshit të foshnjës.
Pastaj nëse dëshironi që t’i pastroni veshët e foshnjës suaj me peroksid hidrogjeni, sigurohuni që mjeku ju ka dhënë miratimin.
Kjo sasi e hidrogjenit do të mundësojë që dylli të zbutet dhe pastaj të dalë në pjesën e jashtme të veshit ku prej aty mund të fshini lehtë me një leckë.
Por, sa herë në ditë duhet t’ja pastroni veshët foshnjës suaj?
Përsëriteni trajtimin një herë në ditë për tre deri në pesë ditë. Pastaj, derisa fëmija juaj është në banjë tentoni që me ujë të vakët ta shpërlani pjesën e veshit.
Kujdes nga futja e gishtit në veshin e foshnjës, për shkak se mund të ketë probleme më serioze./Gazeta Shneta/