Pirja e cigares nuk është shkaktari i vetëm që na dëmton mushkëritë tona. Sipas një studimi të ri të kryer në Norvegji, thithja e grimcave të vogla që shkëputen nga produktet e pastrimit shoqërohet me rënien e funksionit të mushkërive – të ngjashme me atë që ndodh me duhanpirësit.
Sipas anëtarëve të ekipit kërkimor në Universitetin e Bergen në Norvegji, funksionet e mushkërive fillojnë të bien gjatë kohës për shkak të acarimit të vazhdueshëm të rrugëve të frymëmarrjes të shkaktuara nga grimcat kimike që përbëjnë produktet e pastrimit.
Edhe pse problemi shëndetësor lidhet me akumulimin gjatë viteve, duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat ende të panjohura.
“Ne kemi gjetur rënie të përshpejtuar të funksionimit të mushkërive tek gratë pas pastrimit profesional dhe pastrimit në shtëpi. Madhësia e efektit ishte e krahasueshme me madhësinë e efektit që lidhet me 10 deri në 20 vjet duhanpirje “, thanë shkencëtarët përgjegjës për studimin, të publikuar në revistën amerikane ‘’Journal of Respiratory and Critical Care Medicine’’, transmeton Gazeta Shneta.
Ata arritën këtë përfundim pas identifikimit se vëllimi i ajrit që një person është i aftë të thithë për sekondë ka rënë 3.6 mililitra në vit më shpejt në gratë që pastrojnë shtëpinë dhe 3.9 ml / vit më shpejtë tek gratë që punojnë si pastruese.
Rënia e funksionit të mushkërive në frymëmarrje u vërejt në të dyja palët: gratë dhe burrat dhe lidhet drejtpërdrejt me ekspozimin dhe inflamimin e rrugëve të frymëmarrjes ndaj produkteve kimike.
Në një shoqëri ku gratë mësohen se si të bëjnë punët e shtëpisë ndërsa burrat shkojnë në punë, ato janë edhe më të prekura nga ky problem./Gazeta Shneta/