Kjo video do t’ua dëshmojë se çfarë mund t’iu ndodhë fëmijëve nëse i leni në veturë gjatë ditëve të nxehta.
Një kuzhinier në Australi ka mbledhur disa prindër në një ditë me vapë për t’ua demonstruar të nxehtin në veturë.
Ai merr një copë mish dhe e vendos brenda veturës për 1 orë e gjysmë.
Mishi në veturë fillon të piqet ngadalë pasi temperatura në veturë arrin mbi 70 gradë celsius.
Të gjithë prindërit habiten kur shohin mishin e pjekur, por qëllimi ishte që atyre t’u tërhiqej vëmendja se çfarë mund t’u ndodhë fëmijëve nëse i lënë në vetura.
Mijëra fëmijë vdesin çdo vit për shkak se prindërit i lënë ose i harrojnë në vetura. /Gazeta Shneta/